Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë zbuluar mbi 90 kg drogë të llojit marihuanë dhe se janë arrestuar dy persona.
Kreu i MPB-së shkruan se nuk do të bëjnë kompromis për asnjë individ dhe se do të shkatërrojnë çdo grup të organizuar kriminal,shkruan arbresh.info.
“Sapo u zbuluan mbi 90 kg drogë e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona. Shqetësimi juaj për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga fëmijët është thirrje për institucionet që të punojnë dhe luftojnë pakompromis grupet kriminale. Kjo është vazhdimësi e angazhimit tonë të përbashkët në luftën kundër narkotikëve që po zhvillohet me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sapo u zbuluan mbi 90 kg drogë e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona. Shqetësimi juaj për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga fëmijët është thirrje për institucionet që të punojnë dhe luftojnë pakompromis grupet kriminale.
Kjo është vazhdimësi e angazhimit tonë të përbashkët në luftën kundër narkotikëve që po zhvillohet me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Mirënjohje për të gjithë zyrtarët e angazhuar maksimalisht në këtë drejtim, për të shkatërruar grupet kriminale dhe për të bërë vendin tonë të sigurt për të gjithë.
Porosia është e qartë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë. Atë do të bëjmë çdo ditë dhe në çdo cep të Kosovës!
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?