Hoxhaj në Bratisllavë takohet me kryediplomatin e Vatikanit

19:07 | 3 Qershor 2022
L G

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron në Bratisllavë në Forumin GLOBSEC, ka dy ditë që po takon ministra të jaahtëm të shteteve të ndryshme. Sot, ai është takuar me kryediplomatin e Vatikanit.

Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Paul Gallagher, sekretarin për Marrëdhëbie me Shtetet i Selisë së Shenjtë.

“Ishte nder dhe kënaqësi takimi me Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet i Selisë së Shenjtë! Tashmë është krijuar një marrëdhënie e fortë midis Vatikanit dhe Kosovës, gjatë historisë. E falenderova për mbështetjen e tyre!”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj është takuar edhe me me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, dhe i ka kërkuar mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës./arbresh.info/

Të ngjashme