Google ADS

Lajçak takon kryeministrin maqedonas, mbrëmë ky Kurtit i bëri ftesë për në ”Ballkani i Hapur”

18:05 | 3 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin.

Takimi i tyre është zhvilluar në Bratisllavë, në kuadër të forumit GLOBSEC2022, transmeton arbresh.info.

Lajçak shkruan se ndihet mirë kur ndjek nga afër zhvillimet rajonale.

Kujtojmë që një ditë më parë, qe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili i bëri ftesë përmes një letre kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për t’u bërë pjesë e samitit ‘’Ballkani i Hapur’’.

Megjithatë, qe kryeministri Kurti ai i cili i ktheu një përgjigje të gjatë për synimet e qeverisë kosovare, ani se nuk ia konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë samit./arbresh.info/

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1532734884149612544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1532734884149612544%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Flajcak-takon-kryeministrin-maqedonas-mbreme-ky-kurtit-i-beri-ftese-per-ne-ballkani-i-hapur%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme