Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me iniciale F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ekziston dyshimi i bazuar mirë se, në periudhën kohore gjatë vitit 2021, e deri në datën e arrestimit të tyre me 20.10.2021, në lokacione të ndryshme në Kosovë, të pandehurit A.O., A.Q dhe Sh.R, kanë poseduar shumën e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, kartëmonedha me ngjyrë, edhe pse e kanë ditur se të njëjtat janë përfituar përmes aktivitetit kriminal nga kryes aktualisht të panjohur të cilët i kishin siguruar ato me përdorimin e forcës apo mjeteve tjera të forta tek institucionet financiare brenda apo jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
Të pandehurit A.O., A.Q dhe Sh.R., me dashje dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ”Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, më datë 20.10.2021, duke vepruar në bashkëkryerje dhe pas një koordinimi paraprak mes tyre, të pandehurit F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S., me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar, shuma e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të cilat ishin kartëmonedha me ngjyrë, është siguruar përmes aktivitetit kriminal, janë përpjekur që t’i këmbejnë ato me para origjinale në shumën prej 30 % të shumës së përgjithshme, t’i transferojnë ato tek personat e tretë me qëllimin që të njëjtat të pastrohen dhe të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme për të fshehur në këtë mënyrë natyrën dhe burimin e vërtetë. Me këto veprime të pandehurit F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ”Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Po ashtu, i pandehuri A.O., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një armë gjuetie “mosberg patriot” kalibri 30.06 Laser i armës, Dylbi e vendosur në armë, Karikator i zbrazet, thikë me futrollë me mbishkrim Byker, 20 fishek kalibri; ndërsa i pandehuri L.S., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një pistoletë të tipit Zoraki M906T me katër copë fishek kalibër 7.65 mm, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur, secili prej tyre veç e veç kanë kryer veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së./arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...