I hyri malit për të kontrabanduar duhan, por kjo nuk i ndihmoi që ti ikë Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në një komunikatë për medie, të lëshuar nga policia e Kosovës, thuhet se janë kapur 36 paketime me gjithsej 800 kg, duhan të pa përpunuar.
“Njësia policore e Task Forcës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, gjatë patrullimit, vëzhgimit dhe pritave të befasishme, ka arritur ta vërejë, ta përcjellë dhe ta ndalojë një kombi (furgon), i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë. Kështu, sot me datë 03.06.2022, rreth orës 10:00 edhe përkundër tentativës për të t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë”, thuhet në rasportik e policisë.
Më tutje ata tregojnë se automjeti i ndaluar, me targa vendore dhe i drejtuar nga: S.I., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) ishte duke bërë transport të mallit që dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar. Automjeti me mallin e ngarkuar do të dorëzohet në terminalin doganor tek Dogana e Kosovës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...