Hoti uron Osmanin për fillimin e Dialogut Strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut

13:09 | 3 Qershor 2022
arbresh.info

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani për fillimin e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ndërkaq, Qeveria e Kosovës e neglizhon Marrëveshjen e Uashingtonin të 4 shtatorit 2020, që është e natyrës së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së”, shkruan Hoti, në rrjete sociale.

Ai i ka drejtuar gjashtë pyetje në drejtim të ekzekutivit kosovar:

  1. Pse po neglizhohet kjo marrëveshje?
  2. Pse po neglizhohet studimi i fizibilitetit për të lidhur Prishtinën me hekurudhë në Portin e Adriatikut?
  3. Pse po neglizhohet mundësia për qasje në financim për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në tregjet financiare amerikane?
  4. Pse po neglizhohet mundësia për projekte bilaterale?
  5. Pse po neglizhohet zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-ShBA për Insentiva në Investime, e nënshkruar më 31 dhjetor 2020 nga Qeveria Hoti?
  6. Pse u shty për më shumë se një vit marrëveshja me MCC për energji, ku përfshihej rrjeti i gazit dhe bateritë për ruajtje të energjisë, e në fund prapë u pajtuan për bateritë?

Hoti paralajmëron se në ditën në vijim do t’i publikoj të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Hoti me ShBA, të cilat po neglizhohen, si dhe pasojat për Kosovën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme