Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj po qëndron në Bratisllavë, në Forumin GLOBSEC 2022.
Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, dhe i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës! Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës! 🇽🇰🇸🇰, ka shkruar Hoxhaj.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Hoxhaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Austrisë, me të cilin kanë biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...