Shoqërohet në Polici, i konfiskohet një pistoletë me 10 fishekë

09:47 | 3 Qershor 2022
E.H

Është shoqëruar në stacionin policor një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 02.06.2022 – 00:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet ne raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme