Avokatja e Amber Heard ka deklaruar se postimet në mediat sociale kanë “ndikuar” në vendosjen për fitoren e aktorit Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij.
Ajo ka shtuar se Amber Heard nuk mund të përballojë të paguajë dëmshpërblimin, ndërsa besohet se edhe karriera e saj është në rrezik, transmeton portal arbresh.info
Elaine Bredehoft i bëri komentet një ditë pasi Depp fitoi çështjen e profilit të lartë kundër ish-bashkëshortes së tij, me gjykatën që i dha aktorit 10 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Ajo tha se beson se juria nuk mund t’i shpëtonte furisë intensive dhe “të anashkaluar” të mediave sociale që rrethonte gjyqin.
Bredehoft e përshkroi mbulimin e mediave sociale si “të tmerrshme”, duke shtuar se ajo kundërshtoi vendosjen e kamerave në sallën e gjyqit.
“Është si në Koloseun Romak, e dini? Ashtu e panë ata gjithë këtë çështje,” tha ajo.
“Unë isha kundër kamerave në sallën e gjyqit, dhe e kam regjistruar këtë dhe e kam argumentuar për shkak të natyrës së ndjeshme të kësaj. Por, më pas u bë si një kopsht zoologjik”, tha ajo.
Depp paditi Heard për 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një artikull të botuar në Uashington Post në dhjetor të vitit 2018, në të cilin ajo i referohej vetes si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”./arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...