Google ADS

Alarmi për bombë në Aeroport: Policia kontrollon një aeroplan

00:18 | 3 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Në orët e vona të së enjtes është raportuar për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët përgjegjës për media të Aeroportit të Prishtinës nuk është konfirmuar lajmi.

Sipas informacioneve të para, jo të konfirmuara të Kosovapress njësitet e posaçme të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar një aeroplan.

Nga hyrja VIP është vërejtur një prezencë më e shtuar e njësiteve të policisë, ndërsa situatë e qetë është vënë re në hyrjen e aeroportit.

Qytetarët janë sugjeruar që të largohen nga zona e udhëtarëve në aeroport.

Së fundmi, disa alarme për bombë ishin dhënë edhe ne Rektoratin e Universitetit të Prishtinës pore dhe në një shkollë tjetër, por që në të gjitha rastet ka rezultuar alarm i rremë./indexonline/

Të ngjashme