Zyrtare: Albion Kurtaj transferimi më i ri i Llapit

21:06 | 2 Qershor 2022
KRG

Llapi ka prezantuar përforcimin e dytë për afatin kalimtar veror.

Sulmuesi i talentuar, Albion Kurtaj është përforcimi më i ri i llapjanëve.

Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka prezantuar Kurtajn i cili shihet në prani të trajnerit Tahir Batatina duke nënshkruar kontratën.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Llapin dhe do të luaj në garat evropiane me klubin llapjan.

Njoftimi i plotë i Llapit:

Kurtaj vjen nga Ferizaj dhe ka firmosur kontratë 3 vjeçare me Llapin.

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme me njërin ndër futbollistët më të dalluar të Ferizajt, Albion Kurtaj. Sulmuesi i krahut të majtë në 26 paraqitje në edicionin e fundit për Ferizajn ka arritur shifrën e 10 golave e 9 asistimeve.

23 vjeçari Kurtaj me golat dhe asistimet e tij e ndihmoi Ferizajn të rikthehet në Superligë.

Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur transferimin e tij, nga i cili presim t’i jap forcë shtesë repartit tonë ofanziv drejt realizimit të objektivave të klubit, në Evropë si dhe në edicionin e ardhshëm të Superligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme