Amerika vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Thesari amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër një kompanie të menaxhimit të jahteve dhe pronarëve të saj rusë.
Ata përshkruhen si pjesë e një sistemi të korruptuar që lejon elitat ruse dhe presidentin Vladimir Putin të pasurohen, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Departamenti i Shtetit po synon veçmas oligarkë dhe elita ruse të afërta me Putinin, ndërsa Departamenti i Tregtisë po kufizon më tej aftësinë e ushtrisë ruse për të marrë teknologji.
“Kjo përfshin shtimin e 71 palëve të vendosura në Rusi dhe Bjellorusi në listën e entiteteve, duke i ndërprerë në mënyrë efektive marrjen e artikujve me origjinë nga ShBA ose produkte të prodhuara nga jashtë që rrjedhin nga disa teknologji ose softuer amerikanë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Osmani bisedon me O’Brien për sulmin në Zubin Potok
Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të ...
Imitimi i banorëve të shtëpisë nga Gjesti shkakton të qeshur...
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Zelensky: Ukraina po përshpejton prodhimin e raketave të rej...
Haradinaj në Prizren, publikon kandidatët për deputetë dhe p...