Përmes platformës online “Zoom”, Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka bërë të ditur se në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, gjyqtari i procedurës refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të apeluar vendimin e tij të 22 prillit, me anë të cilit iu lejua Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) të ndryshojë listën e provave të saj dhe të shtojë materiale në lidhje me dy dëshmitarë.
Sipas saj, gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se ndryshimi i listës së provave nuk ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e drejtë dhe të shpejtë të procedurës ose në rezultatin e gjykimit, ndërsa leja në lidhje me dy dëshmitarët nuk ka dalë nga vendimi i kontestuar dhe për rrjedhojë nuk mund të apelohet.
Në konferencën për medie të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërkaq tha se në gjykimin ndaj Salih Mustafës, me 26 maj mbrojtja e Salih Mustafës ka njoftuar zyrtarisht se e ka mbyllur paraqitjen e çështjes së saj
Sipas saj, më 1 qershor 2022, Trupi Gjykues I miratoi kërkesën e avokatit të viktimave dhe caktoi Stefan Lerz nga Nederlands Rekencentrum Letselschade me mandat për të llogaritur dëmet materiale dhe humbjet ekonomike të viktimave të drejtpërdrejta të pretenduara në çështjen Mustafa. Lerz do të dorëzojë raportin e tij deri më 23 qershor 2022.
Kurse, shtoi se të premten e kaluar, Trupi Gjykues i miratoi kërkesën e ZPS-së për të dëgjuar një kundër-dëshmitar.
“Kjo seancë u mbajt dje, të mërkurën, më 1 qershor, kryesisht në seancë private.Në fund të seancës së djeshme, paneli lëshoi një urdhër gojor, duke kërkuar nga palët, zyra administrative dhe mbrojtësja e viktimave që të shqyrtojnë transkriptin e seancës për të përcaktuar nëse pjesët e transkriptit mund të riklasifikohen si publike duke respektuar masat mbrojtëse për dëshmitarët dhe viktimat sipas nevojës”, ka thënë Griep.
Sipas saj, ky urdhër gojor është në përputhje me “Urdhrin për parashtresa për heqjen e redaktimeve në procesverbalet e seancave gjyqësore ose riklasifikimin e tyre” nga 18 mars 2022, në të cilin Kolegji u kërkoi palëve, zyrës administrative dhe mbrojtëses së viktimave të ndërmarrin një rishikim të transkripteve të seancave të mëparshme, dhe për të ofruar bashkërisht parashtresa nëse redaktimet ekzistuese mund të hiqen dhe/ose transkriptet mund të riklasifikohen si publike.
“Urdhri është marrë me qëllim të respektimit të parimit të së drejtës për një seancë dëgjimore publike, duke respektuar masat mbrojtëse për dëshmitarët dhe viktimat sipas nevojës. Afati përfundimtar për paraqitjet në këtë drejtim është 22 korrik 2022”, ka thënë Griep.
Në fund, ajo ka bërë të ditur se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë rifilluar programin e vizitave studentët dhe së fundmi ka organizuar prezantime dhe diskutime me grupe nga Universiteti Amerikan i Parisit, Universiteti DePaul, Universiteti i Mastrihtit dhe Universiteti i Leiden.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...