“Marca” shkruan për skandalin gjatë ndeshjes Vushtrria – Malisheva

16:06 | 2 Qershor 2022
KRG

Ndeshja e barazhit e zhvilluar në javën e kaluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” mes Vushtrrisë dhe Malishevës, ka ndodhur një incident nga ana e tifozëve të skuadrës së Vushtrrisë.

Pas akordimit të një penalltive në favor të Malishevës, tifozët e Vushtrrisë filluan ta shprehin pakënaqësinë e tyre duke dëmtuar ulëset e stadiumit dhe duke i hedhur ato në fushë.

Pas këtij incidenti, gjyqtari është obliguar ta ndërprerjë ndeshjen për një çast dhe par ta vazhduar më vonë pas ndërhyrjes së policisë.

Gazeta e njohur spanjolle, “Marca” ka vendosur të publikojnë një artikull në lidhje me këtë ndeshje duke e cilësuar si ““një protestë të papra deri më tani”.

“Vushtrria, një skuadër e ligës kosovare, ishte në garë për ta siguruar hyrjen në Superligë në ndeshjen kundër Malishevës. Vendimi për të akorduar një penallti për skuadrën rivale solli zemërimin e tifozëve vendas të cilët grisën rrjetën e portës nga tribuna, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes” – shkruan gazeta “Marca”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme