6 muaj pas largimit nga politika, Angela Merkel, thyen heshtjen dhe rikthehet në vëmendjen publike me një fjalim në Berlin.
Ish kancelarja gjermane shprehu solidaritet me Ukrainën e sulmuar nga Rusia dhe mbështetje për të drejtën e vendit për vetëmbrojtje. Ky ishte një koment i rrallë i ish lideres gjermane, e cila shumë pak herë ka folur për konfliktin në Ukrainë.
Ajo tha se mbështet të gjitha përpjekjet e qeverisë gjermane, Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, G7-ës dhe Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund asaj që e konsideroi “një luftë barbare agresioni nga ana e Rusisë”.
Merkel shtoi se sulmi i Moskës është një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare. Ajo foli edhe për shkeljet e të drejtave të njeriut duke thënë se “masakrat në Bucha e paraqesin më së miri tmerrin që ka ndodhur në Ukrainë.
Merkel nënvizoi rëndësinë e unitetit brenda BE-së duke rikujtuar se paqja dhe liria nuk duhet të merren kurrë si të mirëqena./A2CNN
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...