Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist, tha se kthesa e vendit të tij për të ndjekur anëtarësimin në NATO nuk do të thotë se vendi i tij po braktis statusin neutral, por sipas tij lufta në Ukrainë ka ndryshuar “thelbësisht” situatën në Europë.
“Vlerat tona janë të njejta me vlerat e vendeve tjera në Europë. Ne gjithmonë përpiqemi që të krijojmë paqe dhe të gjejmë zgjidhje paqësore” tha ai në një intervistë për Deutche Welle, transmeton portal arbresh.info
“Por, ne nuk jemi naivë, sepse ne shohim zhvillimet që po ndodhin rreth nesh dhe duhet të nxjerrim konluzione nga ajo situatë”, shtoi ai.
Nëse Suedia lejohet të hyjë në aleancën ushtarake transatlantike, ndryshimi më i madh do të ishte pjesëmarrja në stërvitjet e NATO-s dhe të shërbente si një pengesë për Rusinë.
“E gjithë ideja për të qenë një anëtar i NATO-s është gjithashtu se ne do të kemi përfaqësime të NATO-s në lloje të ndryshme ushtrimesh dhe aktivitetesh në tokën suedeze”, tha ministri i mbrojtjes.
“Unë mendoj se ne mund të ndërtojmë një nivel më të lartë dhe një prag më të lartë drejt Rusisë me anëtarësimin në NATO”, shtoi ai.
Në lidhje me bllokimin e Turqisë për ofertat e Suedisë dhe Finlandës në NATO, Hultqvist tha se vendi i tij dhe anëtarët e NATO-s po përpiqen ta zgjidhin çështjen në mënyrë diplomatike./arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?