40 të vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik, kërkohet reformim i praksës gjyqësore

09:15 | 2 Qershor 2022
A Z

Aksidentet me fatalitet në trafik përgjatë këtij viti kanë marrë jetën 40 qytetarëve të vendit, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, për arbresh.info.

Ndonëse që të kenë kujdes në komunikacion, Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë apel te qytetarët, prap ka pasur një numër të madh të vdekjeve.

Për këtë, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka deklaruar se njëri prej shkaktarëve kryesor, të aksidenteve është vetë njeriu.

“Njëri prej shkaktarëve, kryesor është faktori njeri, ku edhe nuk e respektojnë shpejtësinë e lëvizjes”, ka thënë Ahmeti.

Por, Ahmeti, për këto fatkeqësi nuk e lë fajtor vetëm njeriun, ngase sipas tij edhe kushtet atmosferike ndikojnë në aksidentet rrugore.

“Gjendja teknike e automjetit, dhe gjendja e rrugëve, ndikojnë në aksidente” ka theksuar Ahmeti, për arbresh.info.

Ndryshe, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, thotë se kushdo që shkel Ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor, dhe rrezikon jetën e njerëzve, rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, do të ketë dënim nga 3 deri në 12 vite burgim, apo në vlerë monetare deri në 20.000 Euro.

Kjo sipas avokatit Musa Demati, është në harmoni me legjislacionin e Bashkimin Evropian.

“Është jashtëzakonisht, i përshtatshëm Kodi Penal, mirëpo në Kosovë, në praktikë, ne kemi probleme bazike, me sundimin e ligjit, edhe në këtë sferë”, ka thënë Damati për arbresh.info.

Sipas juristit Damati kjo do të thotë se zbatueshmëria e kësaj dispozite shpeshherë, nuk aplikohet me politikë ndëshkimore më të lartë ashtu siç e parashikon Kodi Penal.

Avokati Damati gjithashtu, vlerëson se ka nevojë për transformim radikal, apo reformim radikal të praksës gjyqësore jo vetëm në raport me këtë kategori, por edhe në raport me kategori tjera të veprave, penale.

“Si në aspektin e trajtimit procedural, ashtu edhe në aspektin e zbatimit të sanksioneve penale”, ka deklaruar Damati për arbresh.info. /arbresh.info/

Të ngjashme