Lionel Messi e ka demonstruar edhe një herë se çfarë lojtari i madh është.
Në ndeshjen “Finalissima” në Wembley kundër Italisë, të cilën e fitoi Argjentina me rezultat 3:0, numri 10 i bëri 63 pasime drejt bashkëlojtarëve.
Dhe, sipas “OptaJavier”, futbollisti i Paris Saint-Germainit e pati një saktësi të jashtëzakonshme prej 92,1%,
Vetëm një herë në karrierën e tij, ish-futbollisti i Barcelonës, duke i konsideruar ndeshjet në të cilat i ka bërë mbi 40 pasime, kishte arritur ta kishte një efikasitet aq të lartë.
Bëhet fjalë për ndeshjen e Botërorit 2014 kundër Iranit, kur shtatë herë fituesi i Topit të Artë e kishte një përqindje të jashtëzakonshme të efikasitetit prej 92,9%, por që në atë rast i kishte vetëm 43 pasime.
Messi ishte edhe lojtari që në harkun e 90 minutave e ka prekur më së shumti topin, 98 herë, i kishte më së shumti gjuajtje në portë, 8 dhe kishte më së shumti asistime në lojë, 4.
Messi po tregon se ende nuk është i mbaruar. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?