Tritoli ka tronditur gjatë natës Shkodrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri. Burime bëjnë të ditur se lënda plasëse është vendosur në banesës e efektivit të policisë lokale të Shkodrës, Pëllumb Vuka.
Sipas uniformave blu eksplozivi është vendosur pranë murit rrethues dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës. Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews/
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë