Google ADS

Horoskopi ditor, e enjte 2 qershor 2022

01:55 | 2 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Këshilla është të përpiqeni të realizoni projekte të reja në dashuri gjatë muajit. Angazhime të rëndësishme në punë, menaxhojini mirë.

 

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Mërkuri në shenjë favorizon në masë të madhe takimet, përfitoni dhe ju. Në punë, edhe nëse diçka nuk ju pëlqen, duhet të përpiqeni ta çoni punën përpara.

 

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Më në fund po i afrohemi një fundjave që mund të jetë interesante për ndjenjat. Transferim ose ndryshime në punë.

 

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Qiell i favorshëm pasi Hëna është plotësisht në shenjën tuaj. Jeni nervoz, ndoshta jeni duke punuar shumë dhe nën presion.

 

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në disa gjëra nevojitet një sqarim për të shmangur më të keqen. Rimëkëmbja është në proces e sipër në punë, por idetë nuk janë ende shumë të qarta.

 

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Mund të përfitoni nga kjo periudhë për të provuar të përjetoni diçka më të mirë. Nëse keni biznesin tuaj, suksesi është afër fare.

 

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Një ditë që lind me disa dyshime, shumë gjëra do të zhbllokohen vetëm duke filluar nga 23 qershori. Shumë gjëra kanë ndryshuar në krahasim me projektet që keni pasur, përpiquni t’i bëni duke dhënë më të mirën.

 

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Është një ditë mjaft nervoze për dashurinë kjo e enjte, përpiquni të mos çmendeni. Nëse duhet të bëni një propozim, është më mirë të veproni me kujdes.

 

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Situata do të jetë në përmirësim të dukshëm për ndjenjat gjatë fundjavës. Projektet e reja në punë janë gati të lindin.

 

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Zemrat e vetmuara duket se janë pak nervoze. Në punë mund të keni një dyshim, një mendim për veprim të mëvonshëm, por për momentin nuk është e mundur të ndryshoni diçka.

 

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Këtë të enjte ka ende diçka për të sqaruar mes çifteve, kushtojini vëmendje edhe fundjavës. Mos qani për veten tuaj, Saturni disonant tashmë ju hap shumë probleme.

 

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Hëna është e favorshme, shumë prej jush janë tashmë duke përgatitur një projekt për verën. Në punë, ndiqni rrugën tuaj, më mirë të shmangni polemikat e panevojshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme