Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka akses në të dhënat në lidhje me shpërthimin e koronavirusit në Korenë Veriore, por supozoi se kriza është duke u përkeqësuar, pavarësisht raporteve nga Pheniani për “përparim ndaj situatës”.
Korea Veriore, e cila njoftoi për rastet e saj të para me koronavirus më 12 maj, deklaroi javën e kaluar se shpërthimi i infeksioneve me koronavirus është vënë nën kontroll, transmeton portal arbresh.info.
Megjithatë, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan, e vuri në dyshim këtë pretendim.
“Ne supozojmë se situata po përkeqësohet”, tha ai para gazetarëve, ndërsa ka shtuar se vendi i izoluar ka dhënë vetëm informacione të kufizuara në lidhje me infeksionet.
“Tani për tani, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë një vlerësim adekuat të rrezikut të situatës në terren,” tha ai, duke vënë në dukje se “është shumë, shumë e vështirë për t’i ofruar një analizë të duhur botës, kur nuk kemi akses në të dhënat e nevojshme”.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja e OBSH-së për Covid-19, tha se Korea Veriore ka regjistruar rreth 3.7 milionë raste të dyshuara me koronavirus, megjithatë autoritetet shëndetësore atje thonë se rastet janë vetëm me “ethe”.
Korea Veriore, e cila ka një nga sistemet më të këqija shëndetësore në botë, nuk ka vaksinuar asnjë nga afërsisht 25 milionë banorët e saj, pasi ka refuzuar mjekimet e ofruara nga OBSH./arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...