Legjenda e futbollit brazilian Pele i bëri thirrje të mërkurën presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit në Ukrainë, pasi ekipi kombëtar i vendit të shkatërruar nga lufta do të garonte për një vend në Kupën e Botës, raporton Agence France-Presse.
“Sot Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ka rrëmbyer vendin e tyre”, shkroi Pele në një letër të hapur drejtuar Putinit, postuar në Instagram pak para se ekipi ukrainas i futbollit për meshkuj të përballej me Skocinë, transmeton portal arbresh.info
“Dua ta përdor ndeshjen e sotme si një mundësi për të bërë një kërkesë: ndaloni pushtimin. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme”, shtoi tre herë kampioni i Kupës së Botës.
“Ky konflikt është i lig, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë përveç dhimbjes, frikës, terrorit dhe ankthit… Luftërat ekzistojnë vetëm për kombe të ndara dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon raketat me predha që varrosin ëndrrat e fëmijëve, shkatërrojnë familjet dhe vrasin të pafajshmit”, shkroi tutje ai.
Pele kujtoi takimin me Putinin në të kaluarën dhe shkëmbimin e “buzëqeshjeve të shoqëruara me një shtrëngim duarsh të gjatë”.
“Fuqia për të ndaluar këtë konflikt është në duart tuaja. Të njëjtat që kam tundur në Moskë, në takimin tonë të fundit në 2017”, ka shkruar ai.
I konsideruar nga shumë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Pele pati një nga karrierat më të njohura në sport, duke shënuar më shumë se 1000 gola përpara se të tërhiqej në vitin 1977.
Mesazhi i tij vjen ndërsa konflikti në Ukrainë po i afrohet ditës së 100-të dhe ndërsa luftimet e ashpëra po vazhdojnë në lindje të vendit.
Ndeshja në Glasgoë është e para për kombëtaren e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit.
Fituesit do të përballen me Uellsin të dielën për të vendosur se kush do të jetë anëtari i fundit i Grupit B – së bashku me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...