Turqia dhe Pakistani janë të vendosur të rrisin bashkëpunimin në platformat dypalëshe dhe ndërkombëtare, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet tona dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, pas bisedimeve kokë më kokë dhe në nivel delegacionesh në Ankara.
Sharif tha se Pakistani dhe Turqia kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në kohë nevoje dhe për çështje me interes thelbësor.
Pakistani qëndron me Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit, tha Sharif, duke shtuar: “Armiqtë e Turqisë janë armiq të Pakistanit”.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...