Covid-19 në Shqipëri, 50 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

20:34 | 1 Qershor 2022
KRG

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit në Shqipëri, si vijon: Janë kryer 717 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 50 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 8 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Delvinë Gjirokastër, nga 1 qytetar në Gramsh, Korçë, Himarë, Vlorë, Divjakë, Patos, Roskovec, Berat.

Janë 288 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 50

Të shëruar në 24 orë 49

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 717

Testime totale 1,829,624

Raste pozitive 276,222

Raste të shëruara 272,437

Raste Aktive 288

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 194

Fier 24

Vlorë 19

Gjirokastër 16

Korçë 13

Durrës 7

Elbasan 5

Shkodër 3

Dibër 3

Lezhë 2

Berat 1

Kukës 1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme