Google ADS

Zyrtari perëndimor: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të 2022-it

20:28 | 1 Qershor 2022
KRG

“Ne po shikojmë një konflikt i cili ka potencialin të zgjasë të paktën deri në fund të këtij viti,” tha një zyrtar perëndimor në një konferencë për gazetarët mbi luftën në Ukrainë.

Teksa flet në kushte anonimiteti, zyrtari tha se është e vështirë të ketë një rrugë drejt një zgjidhjeje të negociuar shpejt dhe në mungesë të një zgjidhjeje, konflikti do të zgjasë “të paktën” deri në fund të vitit dhe “ndoshta më gjatë”, ka thënë ai, shkrua BBC.

“Operacioni do të zgjasë për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo do të thotë se më pas bëhet fjalë për angazhimin dhe për të siguruar që ne kemi marrë përkushtimin për të mbështetur ukrainasit përmes asaj lufte shumë të gjatë”, tha zyrtari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme