Google ADS

39 vjeçari, Franck Ribery vazhdon kontratën me Salernitanan

19:19 | 1 Qershor 2022
KRG

Ish-lojtari i kombëtares franceze të futbollit, Franck Ribery (39) ka zgjatur kontratën e tij me klubin italian Salernitana për një vit tjetër.

Kontrata u zgjat automatikisht për një vit pasi Salernitana siguroi mbijetesën për sezonin e ardhshëm.

Francezi kishte një klauzolë në kontratën e tij sipas së cilës kontrata zgjatet automatikisht edhe për një sezon tjetër nëse klubi nga mbetet në Serie A.

Salernitana përfundoi në vendin e 17-të, një vend mbi zonën e rënies.

“Për momentin, ne mund të konfirmojmë se Franck Ribery është një lojtar i Salernitana, kontrata është rinovuar automatikisht”, tha klubi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme