Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri (SPAK) ka dhënë sot pretencën për 8 prej 35 të pandehurve të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka kërkuar dënimin me burg për tetë të pandehurit e këtij operacioni.
Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.
Ja sa vite burg kërkon SPAK për tetë prej të pandehurve: Ilirjan Ducellari 20 vite; Mariglen Ducellari 18 vite; Aurel kalari 15 vite; Kleo Piro bregu 15 vite; Organ Ducellari 15 vite; Julian Bejdollari 15 vite; Rexhino Mucaj 15 vite; Alban Koshi 15 vite.
Tërmet me magnitudë 5.8 në Indonezi
MINT organizon konferencë për Ditën Botërore të Standardeve,...
Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, drejt balotazhit
Prezantohet sot raporti final për barazinë gjinore 2020-2024...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Tjetër shpërthim në Libanin jugor, Izraeli zotohet të godas ...