Google ADS

14 raste të reja me COVID-19

15:09 | 1 Qershor 2022
K.B

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar nëntë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169.

Në total numri i rasteve aktive është 65. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme