Sadio Mane ka arritur marrëveshje trevjeçare me Bayern Munichun

14:15 | 1 Qershor 2022
A. B.

Sadio Mane thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare me kampionin gjerman, Bayern Munich.

30-vjeçari Mane ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Liverpoolin, por ka qenë i lidhur fort me një largim nga Anfield këtë verë.

Mane ka refuzuar të komentojë pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij afatgjatë, por tha se do të jepte një përgjigje ‘speciale’ pas finales së Ligës së Kampionëve, të cilën Reds e humbën 1-0 ndaj Real Madrid të shtunën.

Raportet në Twitter thonë se Mane tani ka rënë dakord të bashkohet me Bayern Munich dhe se kampionët e Bundesligës kanë hapur bisedimet me Liverpoolin për një transferim të verës.

“Sadio Mane ka rënë dakord për një kontratë tre vjeçare me Bayern Munich. PSG dhe Barcelona gjithashtu ishin të interesuar”.

“Ai ka folur drejtpërdrejt me Julian Nagelsmann. Tani i takon klubeve të bien dakord për një tarifë”.

“Liverpool dhe Bayern Munich filluan bisedimet zyrtare dje”, shkruhet në Twitter nga llogaria DaveOCKOP.

Mane iu bashkua Liverpoolit nga Southampton në vitin 2016 dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Kupën e Botës për Klube, Kupën FA dhe Carabao Cup me Reds, duke shënuar 120 gola në 269 paraqitje për klubin Merseyside.

Ai gjithashtu ishte kapiten i Senegalit ku fituan trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës në muajin shkurt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme