Një grup tjetër i refugjatëve afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është bërë e ditur nga ambasada amerikane në Kosovë.
“Pasi plotësuan të gjitha kërkesat e sigurisë dhe ato mjekësore, një grup tjetër afganësh u nisën sot për në Shtetet e Bashkuara. Falë bujarisë së Kosovës, mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Kampin Bondsteel janë larguar dhe do të kenë shans të dytë për të ndërtuar jetë të re”, u tha nga ambasada.
Ambasada amerikane ka falënderuar Kosovën për këtë mbështetje.
“Faleminderit Kosovë!”. /arbresh.info/
Raphael Varane pensionohet nga futbolli në moshën 31-vjeçare
Osmani takon presidentin e Mauritanisë, e falënderon për mbë...
Fillon Projekti për Përzgjedhjen e Mjekut Familjar në tërë t...
Trupa shtesë të Britanisë do të vendosen përkohësisht në Kos...
Franca premton 60 milionë euro në mbështetje të sektorit ene...
Vuçiq bisedon për Kosovën me presidentin e Iranit dhe shefin...