Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Me këtë rast, Kurti foli edhe për çështjen e tërheqjes së Trustit. Ai tha se vazhdojnë të jenë kundër tërheqjes së trustit.
Ai ka thënë se nuk mund të zgjidhet problemi i përkohshëm duke e rrënuar të ardhmen.
“Ato mjete janë të qytetarëve, por ato vihen në dispozicion jo në bazë të politikave individuale, por nga mosha e arritur. Buxheti i Republikës së Kosovës pas gjashtë viteve është i qytetarëve, por s’mund të harxhohet sot për problemet e sotme. Ngjashëm është edhe me Trustin. Mbase jemi brezi i parë që mund të ketë pleqëri të dinjitetshme, nëse këtë e rrënojmë qysh sot me një problem afatshkurtër, me panika të paqena atëherë edhe brezi ynë po e humbet këtë që kemi krijuar bashkë. Nisma për tërheqjen e parave të Trustit, nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i opozitës i cili ka thënë se “Po të donte FMN-ja do të na jepte mjete ti shpërndanim për qytetarët e s’do ti preknim mjetet e fondit”. Ja pra kush po merret me financa e makroekonomi tek ne. Pasojat e të cilit s’kemi pse t’i bartim ne të tjerët, por veç ai person. Jo të fusim xhepin në moshën tonë të shtyrë, në mënyrë që ta humbim pleqërinë e moshën e shtyrë, e të mos rregullojmë asgjë në të tashmen. Të dashur qytetarë, pra nga deputeti i opozitës është niveli i profesionalizimit të kësaj kërkese. Ky është niveli i argumentimit dhe seriozitet tek sponsorizuesit e këtij ligji. Dikush që me kaq lehtësi propozon tërheqjen e 30% nga Trusti e ka shumë të lehtë që nesër të votojë që këto mjete të kalojnë në tender asfalti. Po duna që edhe ato pak të mira që ekzistojnë t’i rrënojnë.”, shtoi Kurti./arbresh.info/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...