Google ADS

109 Aktakuza kundër 136 personave

11:46 | 1 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 109 aktakuza kundër 136 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 14 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy  persona, ka paraqitur pesë  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë  personave, si dhe ka ngritur 30 aktakuza kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë katër  persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Dhunë në familje”, dhe ka ngritur katër  aktakuza, kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy persona dhe janë ngritur 25 aktakuza, kundër 35 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona, ka  bërë dy  kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, si dhe ka ngritur 27 aktakuza kundër 27  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një  person të dyshuar dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme