Google ADS

Salah i gatshëm të largohet nga Liverpooli

11:18 | 1 Qershor 2022
K.B

Mohamed Salah mund të bëjë një lëvizje të bujshme në një nga rivalët e Liverpool-it pasi thuhet se dëshiron të qëndrojë në Premier League edhe nëse nuk mund të bjerë dakord për një marrëveshje të re me klubin.

Salah është angazhuar për skuadrën e Jurgen Klopp për sezonin 2022-23, por e ardhmja e sulmuesit egjiptian përtej kësaj date është e pasigurt.

Sipas “The Athletic”, 29-vjeçari do të preferonte të qëndronte në Premier League sesa të largohej jashtë shtetit kur të skadojë kontrata e tij në Anfield, duke i vënë rivalët e Liverpool-it në alarm të kuq.

Salah ka qenë në bisedime me Liverpoolin për më shumë se 12 muaj për vazhdimin e kushteve të kontratës së tij aktuale, por ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re.

“Athletic” raporton se nuk ka pasur bisedime ballë për ballë mes Salah dhe Liverpool në gjashtë muaj.

Herën e fundit që u diskutua kontrata e tij e re, thuhet se kishte një hendek të madh midis asaj që Salah dëshironte dhe asaj që klubi ishte i gatshëm të ofronte, megjithëse numrat e saktë mbeten të paqarta.

Salah,  ka shënuar 156 gola në 254 ndeshje që kur iu bashkua Liverpoolit nga Roma me një transferim prej 43.9 milionë paund në verën e vitit 2017, po kërkon të bëhet lojtari i gjashtë më i paguar në botë./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme