Dëmet më të mëdha te pirjes se duhanit shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Është vërtetuar se sëmundjet e trurit janë të pranishme në një numër: 3.4 mijë, tek ata që nuk pijnë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pijnë duhan. Tek ata që pijnë 20 cigare në ditë, ky rrezik trefishohet.
Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shkaktojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit.
Gjithashtu ndikimin më të madh e ka në sistemin nervor e që në shumicën e rasteve mos pirja e duhanit tek personat që janë aktiv në këtë dukuri, shkakton çrregullim te sistemit nervor, si: nervoz, puls dhe rrahje të shpejta zemre, humbje te apetitit, dridhje te gishterinjeve e shtrëngim te gjoksit.
Por lista e pasojave negative nuk përfundon me kaq. Radhës së saj i shtohet edhe përkeqësimi i astmës, rrudhat në lëkurë, ngjyrosja e dhëmbëve, si dhe probabiliteti për t’u sëmurur më shpejt.
Shumë prej tyre ndjekin shembullin e të rriturve, ndërsa të tjerë janë nën presionin e grupit shoqëror./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...