Tanimë është konfirmuar nga vetë kampioni italian që RedBird Capital Partners dhe Elliot Advisors UK Limited kanë arritur marrëveshje që RedBird të jetë pronari i ri i Milanit.
Kalimi në pronësi të re do të ndodhë gjatë verës, me një mbyllje të pritshme jo më vonë se muaji shtator i këtij viti.
Marrëveshja, e cila vlerëson klubin në 1.2 miliardë euro, do të bëjë që Elliott të mbajë një interes financiar të pakicës në klub dhe vende në bordin e drejtorëve,
Forcimi i një partneriteti midis RedBird dhe Elliott vazhdon përparimin e bërë nën kujdesjen e Elliott gjatë katër viteve të fundit.
Prioriteti i RedBird është të punojë me kampionët aktual italian dhe të menaxhojë klubin për të vazhduar udhëtimin e Milanit drejt majave më të larta të futbollit botëror.
“Ne jemi të nderuar që jemi pjesë e historisë së shkëlqyer të AC Milan dhe jemi të emocionuar që do të luajmë një rol në kapitullin e ardhshëm të klubit, teksa ai kthehet në vendin e tij të merituar në majat e futbollit italian, evropian dhe botëror”, tha Garry Cardinale, themeluesi dhe partneri menaxhues e RedBird.
Po ashtu, investitorët RedBird kanë edhe aksione te gjiganti anglez Liverpool./arbresh.info/
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...