Google ADS

Policia arreston të riun në Ferizaj që rrahte vazhdimisht gruan e tij 22 vjeçare

09:19 | 1 Qershor 2022
A. B.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla ‘’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar “me inicialet Z.A (M/K) i moshës 26 vjeçar, përsëritës i dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet M.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit të të dyshuarit nga njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme