Vendi po përballet me kontrabandë të mallrave të ndryshme e jo rrallë po ndodhë të kontrabandohen kafshë.
Në raportin 24 orësh te Policisë së Kosovës pothuajse çdo ditë nga dogana konfiskohen kafshë të ndryshme si dele, dhi, lopë, lepuj, zogj, pula, etj. Pas konfiskimit ato i dërgohën Doganës së Kosovës.
Por, çfarë ndodhë me këto kafshë?
Portali arbresh.info ka kontaktuar me zyrtarin për media në doganën e Kosovës, Adriatik Stavileci.
Ai tha se kafshët që konfiskohen dërgohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Por, zyrtari për informim në këtë agjenci, Lamir Thaçi, tregoi se çfarë ndodhë me to, meqë kujdesi është mjaftë specifik.
“Kafshët konfiskohen nga Policia dhe Dogana identifikohen nga ana e agjencisë apo verifikohen përmes sistemit të regjistrimit apo identifikimit, në qoftë se rezultojnë se nuk janë në sistem ato përsëri dogana i merr dhe i dërgon në stallën e burgut të Dubravës, nëse janë të regjistruara i kthehen pronarit”, tha Thaçi për arbresh.info.
Tutje ai tha se AUV me sistemin që kanë e bëjnë vetëm identifikimin ose verifikimin se a kanë kafshët pronarë apo jo.
“Kjo bëhet zakonisht kur kafshët nuk kanë numra. Në momentin që është pa numër automatikisht është kafshë e kontrabanduar ose mall pa origjinë”, tha në fund Lamir Thaçi.
Ndryshe, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative.
Në javën e fundit të majit, njësiti policorë ka vërejtur dy persona me disa kafshë duke e kaluar kufirin Serbi-Kosovë, por me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës personat e dyshuar kanë ikur ndërsa kafshët 12 dele dhe 12 dhi janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Të hënën, në fshatin Stublinë të Gjilanit janë arrestuar tre persona pasi që në traktorin me targa vendore u gjeten 70 pula dhe shtatë lepuj të cilat janë dërguar në terminalin doganor.
Më 20 maj, Policia e Kosovës e ka ndaluar në Leposaviq një person pasi gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë./arbresh.info/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin