Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka folur për takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa ky i fundit ndodhet në paraburgim në Hagë duke u përballë me akuzat e Gjyakatës Speciale.
I pyetur nga gazetari për arsyen e kësaj vizite, Rama tha se e kishte marr malli.
Pjesë nga biseda
Rama: Ishte dhe tek formulari. Më ka marr malli shkrova.
Fevziu: E thua sinqerisht apo për të kaluar radhën?
Rama: Sinqerisht mo.
I pyetur nëse kjo ishte gjëja e duhur, Rama tha: “Unë besoj që ishte gjëja e duhur edhe në aspektin e detyrës, por në radhë të parë në aspektin vëllazëror, miqësor, por dhe në aspektin e detyrës, besoj ishte gjëja e duhur”.
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...