Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, lëndohet një person

22:43 | 31 Maj 2022
L G

Një person ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për arbresh.info ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, në segmentin rrugorë fshati Debërllukë.

Si pasoj e përfshirjes në këtë aksident, sipas tij, një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sonte rreth orës 21:10, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, në segmentin rrugorë fshati Debërllukë ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Zahiti./arbresh.info/

Të ngjashme