Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të shënojë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. FBK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të organizojë një turne në 3×3, që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para Teatrit Kombëtar.
Ky turne organizohet së bashku me Komunën e Prishtinës, që do të organizojë shumë aktivitete më 1 Qershor (nesër), përcjell arbresh.info.
Në turneun e organizuar nga FBK, do të zhvillohen dy ndeshje në 3×3, ku marrin pjesë dy ekipe të përzgjedhura nga FBK dhe dy nga Policia e Kosovës.
Po ashtu do të marrin pjesë edhe shumë fëmijë, që do të nderojnë këtë turne, por edhe të shënojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Turneu fillon nga ora 12:00, të mërkurën (nesër) para Teatrit Kombëtar.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...