Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thotë se Qeveria duhet të ndërmarrë masa më afatgjate për të ndihmuar qytetarët, pasi vlerëson se vendimi për mbështetjen prej 100 eurosh është i pamjaftueshëm.
Sipas tij, me këtë masë efektet janë zero pasi që një familjeje 5-anëtarëshe, nuk i mjaftojnë as për tre ditë për shpenzimet familjare.
“Mendoj që Qeveria duhet të marrë masa të një kuptimi më afatgjatë, më të qëndrueshëm dhe që ndikon në fillimin e shtimit ekonomik. Këto masa janë të përkohshme, me efekte zero në përmirësim të gjendjes. 100 euro nuk mjaftojnë as 3 ditë për një familje 5-anëtarëshe”, tha ai.
Shatri thotë se me rritjen e çmimeve së fundmi, qytetarët mund të blejnë 70 për qind më pak produkte ushqimore sesa para një viti.
“Edhe një vështrim tjetër, më i thellë është me rritjen e çmimeve edhe mosndryshimin e të ardhurave personale Qeveria e varfëron popullsinë e vendit në mënyrë direkte sepse pagat nuk janë rritë që 3 vitet e fundit s’kanë lëvizur fare. Çmimet i dijmë dhe me këto çmime një i punësuar ose një person që disponon një shumë të parave sot blen 70 për qind më pak sesa para një vit e gjysmë ky është varfërim jo nominal se i ka aq euro, por realisht në shportë kur shkon me ble ka 70 % më pak”, tregon ai.
Po ashtu, Shatri thotë se me rritjen e çmimeve rriten edhe të hyrat buxhetore, teksa shton se ndihma prej 100 eurosh u kthehet qytetarëve si një “lëmoshë“.
“Në të njëjtën kohë me rritjen e çmimeve rriten të hyrat buxhetore pa asnjë shtesë të Qeverisë duke nejtë, sepse kur rriten çmimet TVSH-ja është më e madhe dhe ato derdhen në buxhet. Këto mjete një pjesë e vogël që iu ka marrë popullsisë po iu kthehet si një lëmoshë me 100 euro, por ajo është tepër formale, populiste. Mendoj që ndoshta shumëkush që është në zor është gëzu e ma vjen inati që po them kështu, por objektivisht për një ekonomi normale që synon ekonominë e tregut dhe zhvillimit dhe mirëqenien shoqërore nuk janë masa”, shtoi ish-ministri i financave për Tëvë 1.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...