Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Osmani nesër viziton Pejën

18:15 | 31 Maj 2022
L G

Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta vizitojë komunën e Pejës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës për media të Presidencës, shkruan arbresh.info.

Gjatë kësaj vizitë, Osmani do të takojë kreun e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (1 qershor 2022). Në kuadër të ciklit të vizitave “në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër ( e mërkurë, 1 qershor), viziton komunën e Pejës”, thuhet në njofim./arbresh.info/

Këto janë aktivitet e Osmanit në komunën e Pejës
Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një varg aktivitetesh:
Në orën 10:30, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Vendi: Zyra e kryetarit të komunës;
Në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.
Vendi: Sheshi i Pejës, Qendra e qytetit;
Në orën 13:20, Presidentja Osmani do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).
Vendi: Rruga “Zhuj Selmani”, Nr. 93, Pejë (afër birrarisë Peja
Në orën 14:00, Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.
Vendi: Rruga 12 qershori 1999 , “Maja e zezë” në Pejë;
Në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.
Vendi: Qendra Rinore në Vitomiricë;
Mirëpresim ekipet tuaja!

Të ngjashme