Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë do të zgjidhet pasditen e së shtunës, me shumë gjasë vetëm me votat e socialistëve.
Konferenca e Kryetarëve, që caktoi datën e raundit të katërt të votimit, pas dështimit të 3 raundeve të para pa asnjë kandidat, u shoqërua me debate.
Enkelejd Alibeaj nuk u përfshi në diskutime për këtë çështje duke e thënë qartë se e bojkoton atë pas dështimit të negociatave me mazhorancën, ndryshe nga Grida Duma dhe Agron Gjerkmakaj që përsëriten pse shumica nuk e kishte seriozisht kur kërkoi të zgjedhin së bashku një kandidat konsensual.
Por Fatmir Mediu e akuzoi pikërisht Alibeajn që udhëhoqi negociatat me socialistët se e ktheu në qesharak procesin e zgjedhjes së presidentit duke mos u dakordësuar për të sjellë një kandidat. Përgjigjen ia dha socialisti Taulant Balla dhe jo Alibeaj.
Ndërkohë socialistët do të mbledhin Kryesinë pasditen e të premtes për të vendosur për kandidatin që do të propozojnë. Të shtunën në orën 08:00 grupi parlamentar do të mbledhë firmat për të mbështetur kandidatin për president dhe dorëzuar emrin e atij që me shumë gjasë pasditen e po kësaj dite, do të jetë Presidenti i ri i Republikës. /TvKlan/
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...