Kryeprokurorja: Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte

17:39 | 31 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale për 80 prej tyre, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova të martën.

Venediktova foli së bashku me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan dhe homologët e tjerë pas një takimi në Hagë për të diskutuar hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.

Ajo tha se zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak, politikanë dhe “agjentë të propagandës së Federatës Ruse” janë në mesin e më shumë se 600 të dyshuarve rusë.

Venediktova tha se hetimet janë komplikuar nga fakti se luftimet janë ende në vazhdim.

Estonia, Letonia dhe Sllovakia i janë bashkuar ekipit ndërkombëtar që heton krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, i cili fillimisht u formua nga Ukraina, Lituania dhe Polonia më 21 mars për të mundësuar shkëmbimin e informacionit dhe burimeve, tha Venediktova.

Duke folur në të njëjtin konferencë, Khan tha se ICC “do të punojë drejt hapjes së një zyre në Kiev” në javët e ardhshme./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme