Në selinë e UEFA-s sot është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 për U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave, e ku FFK-në në short e përfaqësojë Sanije Krasniqi.
Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç UEFA ia ka besuar turneun kualifikues FFK-së, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bulgaria dhe Gjibraltari. Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022, përcjell arbresh.info.
Ndërkohë, shorti për grupmoshën 17-vjeç Kosovën e ka vendosur në garë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B.
Nikoqire e turneut kualifikues do të jetë Shqipëria prej 18 deri më 24 tetor 2022.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...