Pacolli takon Abazovicin, tregon çfarë biseduan

16:17 | 31 Maj 2022
L G

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli ka takuar sot kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Pacolli thotë se Abazoviç është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët.

“Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët. Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizem e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin”, shkruan Pacolli në Facebook./arbresh.info/

 

Të ngjashme