Komuna e Malishevës njofton se bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet hemorragjike.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, pasi shtabi komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) në territorin e Komunës së Malishevës, i cili drejtohet nga Drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, mbajti sot një takim pune, ku u shqyrtua situata endemike me EHKK.
Në këtë takim u bë e ditur se në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat, të cilët edhe janë bartës të virusit të EHKK.
“Në këtë takim të shtabit komunal, u paraqit edhe shqetësimi i përbashkët i problemit të dezinsektimit të zonave endemike, procedurë e cila është filluar nga ana e Komunës së Malishevës, mirëpo lënda ka mbetur e pa trajtuar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit në nivel qendrorë dhe si pasojë, deri më tani është pamundësuar dezinsektimi i zonave endemike”, thuhet në komunikatën për media.
Po ashtu, problem tjetër thuhet se është edhe mos realizimi i masës së repelimit të kafshëve, si njëra nga masat më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK, e cila do të duhej të realizohej nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.
“Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ka kërkuar nga ana e nivelit qendror, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, si drejtuese e Këshillit Ndërministror, pastaj nga Ministria e Bujqësisë dhe AUV, që urgjentisht të zbatojnë strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe të bëjnë dezinsektimin e zonave endemike dhe repelimin e kafshëve”./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...