Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se zjarri në depon e fabrikës “PoFix” është shuar tërësisht.
Kasami i falënderon ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit, i cili dje shkaktoi panik të madh te qytetarët.
“Pas shumë përpjekjeve nga ana e ekipit të Njësitit Territorial kundër Zjarrit dhe vullnetarëve të vullnetit të mirë, më në fund është shuarr zjarri në depon e fabrikës “Pofix””.
“Përpjekjet dhe mundi i vazhdueshëm dhanë rezultatin e shumëpritur. Ngjarjet si kjo uroj të mos përsëriten, me shpresë se e ardhmja është e mirë dhe e ndritëshme!
Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan në këto dy ditë tejet të vështira!”, ka shkruar Kasami.
Ndryshe, në zjarrin e djeshëm kishte vetëm disa persona të lënduar lehtë dhe disa zjarrfikës me asfiksim, ndërsa dëmi material sipas pronarit të kompanisë është mbi 12 milionë euro.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...