Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur vizitën e tij në Rotterdam, ku është takuar me presidentin e PPE-së, Donald Tusk.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se presidentin Tusk kanë diskutuar për rrugën ero-atlantike të Kosovës.
Abdixhiku ka kërkuar nga Partia Popullore Evropiane që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Postimi i plotë:
Vizitën në Kongresin e EPP-së (Partive Popullore Evropiane) që mbahet sot dhe nesër në Roterdam, e nisa me pritjen e Presidentit Donald Tusk.
Me Presidentin Tusk, një përkrahës i vazhdueshëm i aspiratave shtetërore të Kosovës, biseduam për zhvillimet politike në vend, proceset e LDK-së, si dhe domosdoshmërinë e ecjes së Kosovës drejt familjes euro-atlantike. Presidentin Tusk e falënderova për kontributin e tij të deritanishëm; dhe njëkohësisht i kërkova vëmendjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në rajon.
Në mënyrë të veçantë kërkova që, Partia Popullore Evropiane, grupacioni më i madh politik në BE, të mbështesë pa rezervë dhe ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. /arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen