Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj njoftoi se grupi parlamentar ka marrë nismë nismë ligjore për heqjen e kushtit prej 15 vite përvojë pune për pensionistët kontributdhënës.
“Bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvoje pune para lufte, si kusht që pensionistët të i njihet pensioni kontribut dhënës”, tha Dreshaj.
Me këtë nismë parashihet të ndryshohet neni 8 pika 2 e skemave pensionale që e detyron pensionistin ti ketë 15 vite përvojë lufte para vitit 1999, në mënyrë që ti njihet pensioni kontribut dhënës.
Gjithashtu, Dreshaj tha se kjo iniciativë nuk është e para, pasi që edhe legjistratura paraprake ka pas iniciativë të ngjashme nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, por për shkak të rënjes së qeverisë procesi është shuar.
“Mos njohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës që i është bërë pensionistëve, andaj është koha që këtë nismë legjislative ta përkrahin të gjithë pavarësisht pozicionit politik dhe grupacionit politik”, shtoi më tutje Shemsedin Dreshaj.
Në fund, ai tha se këtë iniciativë e kanë bërë me liderë dhe se kanë bashkëpunime edhe me liderët e pozitës edhe të opozitës.
“Të ju kthehet vlerave merita, brezave të cilët kanë kontribuar me vite të tëra për ditët që i kemi sot dhe njëkohësisht ata janë duke vdekur çdo ditë”, tha Shemsedin Dreshaj./arbresh.info/
LEXO EDHE:
AAK inicon në Kuvend ndryshimet në lidhje me pensionet kontribudhënëse – Arbresh.info
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...